Rreth Kompanise

“Mjeshtri” është agjensia më e re e shërbimeve profesionale në treg, me shtrirje në Tiranë dhe më gjërë. Fokusi ynë primar është THJESHTËSIMI I dhënies së shërbimeve ndaj jush (klientit).

Ju (klienti) nuk do keni më nevojën e një blloku shënimesh me emrat dhe numrat e Elektiçistit, Hidraulikut, Teknikut të frigoriferit, Bojaxhiut dhe kush e di se kujt tjetër për të marr një shërbim.

Tani na keni ne! Kundrejtë asnjë lloj komisioni, ne ju sjellim në shtëpinë tuaj profesionistin për të cilin keni nevojë. Nuk ka rëndësi nësë jeni individ apo biznes. Shërbimi ndaj jush do jet I njëjti dhe përgjegjësia do jet e plotë në duart e Mjeshtrit.

Mjeshtri është një agjensi e cila u krijua duke vëzhguar nevojat e individëve dhe bizneseve. Ne ju ofrojmë garanci të plotë për shërbimet që ofrojmë, shërbim në kohë reale dhe çka ka vërtet rëndësi Faturën në Xhep.

Ndaj zhdukeni bllokun e bezdisshëm me numra të ndryshëm telefoni dhe memorizoni emrin dhe numrin tonë. Na besoni, një ditë do t’ju duhet!

Ju thjeshtë telefononi, për të tjerat KUJDESEMI NE.