Shërbimet Personale

Të gjitha shërbimet personale nga Mjeshtri.

Shërbim Postar

Nuk keni kohë të prisni sa të vijë postieri për të dërguar porosinë tuaj vetëm pak kilometra largë jush?! Ne jemi më të shpejtë… Shërbimi postar më I shpejtë në treg. Postojmë dhe dërgojmë gjithcka për ju, në mënyrën më të sigurtë të mundshme. Ne jemi Mjeshtri I postës.

Shërbim Karroatreci

Pjesa më e vështirë kur mbeteni në mes të katër rrugëve me mjetin tuaj të transportit është siguria e mjetit tuaj. Ne ju transportojmë mjetin tuaj me cmime nga më të lirat në treg dhe në vendin më të sigurtë për ju.

Siguracion

Të ndalon polici. Të kërkon siguracionin. Ti nuk pate kohë ta prisje?! Ta gëzosh gjobën… Tani nuk ka më gjoba. Ju a sjellim siguracionin e makinës ne adresën tuaj. Mjafton të na telefononi, na dërgoni të dhënat tuaja dhe polici nuk ju hap më problem…

Servise Mjeti

Keni nevojë për një servis të mirë per mjetin tuaj por s’dini ku ta dërgoni?! Na e besoni ne mjetin tuaj. Vijmë e marrim në adresë, bëjmë ekzaminimin, riparimet e nevojshme dhe ju a sjellim si të ri…

Shërbime Eskorte

Dëshironi të lëvizni për diku por nuk ndiheni të sigurtë?! Keni një festë në biznesin tuaj por kerkoni më tepër siguri?! Shërbim professional mbrojtje dhe sigurie. Si gjithcka tjetër, vetëm një telefonatë largë…

Foto / Video / Evente

Keni nevojë për ndihmë profesionale në një nga ato ditët e vecanta që duhen kujtuar gjithnjë?! Na telefononi. Ju ofrojmë ndihmën tonë me një staf të specializuar dhe përvoja të vecanta në këtë fushë.

Masazh në shtëpi / Fizioterapi

Nëse e keni të pamundur të shkoni tek fizioterapisti juaj, mos u mërzisni. Ne ju sjellim fizioterapistin në shtëpi. Shërbim professional dhe me cmime të arsyeshme. Plot surpriza në masazhet relaksuese…

Parukeri në shtëpi

Dasma është pas 1 ore dhe ti nuk ke kohë të shkosh te parukieria?! Apo gruaja po ju cmend me pyetjen KUR DO ME COSH NE PARUKERI?! Mos u mërzisni. Parukieri në shtëpi me vetëm një telefonatë. Kështu janë të gjithë të kënaqur…

Shërbime të tjera

Dhe shumë shërbime të tjera, na kontaktoni dhe ne mund t'ju ndihmojmë!

Telefononi tani në +355 685200000