Shërbimet Shtëpiake

Të gjitha shërbimet shtëpiake nga Mjeshtri.

Mirëmbajtje

Nuk keni kohë të pastroni shtëpinë tuaj?! Punoni shumë për të merituar që dikush të mbaj shtëpinë tuaj për ju?! Jetoni vetëm dhe “s’ja thoni hiç” nga punët e shtëpisë?! Apo keni nevojë për ndihmën e dikujt për një pastrim general?! Atëherë na telefononi ne. Na thoni vetëm çfarë dëshironi dhe nëse doni Mjeshtër apo Mjeshtre… Në të dyja rastet, do bejmë që shtëpia juaj të shkëlqejë.

Hidrauliku

Të gjithve na ka ndodhur të na duhet Hidrauliku në shtëpi. Dikur për një tub të bllokuar e dikur për të ndërruar një rubinetë. Tani s’do ju duhet më të prisni deri sa të vijë “Baçi” poshtë pallatit e të mbaroj teken e rakisë për tu ngjitur sipër e të bëj sikur rregullon tubat që plasin sërisht. Telefononi mjeshtrin dhe nuk do ju duhet të prisni një hidraulik që e fillon punën pas 5 birrave.

Elektriçisti

Ajo prize afër kompjuterit që ta ka sjellë në majë të hundës… Mos ja vër fajin prizës që ndërron elektriçisti I lagjes ç’do javë për të t’marr çdo javë nga 500 lek. Thirr Mjeshtrin të t’rregulloj rrjetin elektrik. Pastja ju japim garanci edhe për atë prizën që ju nxiu jetën ;)

Hidroizolime

E katërta herë ishte që e kishe izoluar tarracën?! Ju premtojmë që nuk do ju duhet ta izoloni më dhe ju japim garanci minimale prej 5 vitesh. Ejani të firmosim fletën e garancisë tani.

Mjeshtri I ndertimit

Ju kuptojmë shumë mirë! Edhe nëse do isha unë në vendin tuaj do më dukej sikur do me binte tavani në kokë. Por pa merak, ne do ju sigurojmë një gjum të rehatshëm dhe pa frikëra të tilla. Ju sjellim Mjeshtrin e Mureve, Mjeshtrin e Suvatimeve, Mjeshtrin e Themeleve, Mjeshtrin e Tavaneve dhe cilindo që ju do keni nevojë. Nivelim perfekt në themele të forta…

Punime Gipsi

Donit ndarje me gips?! Sa metra?! Po nëse me të njëjtin cmim nuk ju ofrojmë një ndarje të thjeshtë por tepër piktoreske?! Ju sigurojmë cmimet më të lira në treg për punimet e gipsit dhe punën më të bukur që keni parë.

Bojaxhiu

Doni bojaxhi apo piktor?! Me bojra me vete apo vetem pajimet e punës? Mjeshtri I pikturës po vjen tek ju…

Dezinfektimet

Parketi juaj prej druri nxjerr buburreca ne siperfaqe?! Mushkonjat nuk kanë të sosur në kopështin tuaj?! Atëherë na telefononi ne dhe Mjeshtri I Dezinfektimeve do gjendet në shtëpinë tuaj.

Kopshtari

Pemët në kopshtin tuaj kanë nevojë për krasitje?! Lulet duan ti ndërrosh vazot se janë rritur shumë?! Kopështari është pas derës. Një telefonatë dhe KUJDESEMI NE për bukurinë dhe freskinë e kopështit tuaj.

Punime Druri

Keni nevojë për një kuzhinë të eë? Tavolina e vjetër ka nevojë të restaurohet? Doni një skulpturë në dru? Prap KUJDESEMI NE. Kuzhina nga më cilësoret, sipas materialit dhe modelit që doni. Dhopat perfekte të gjumit, të kombinuara deri në detaje. Ju thjeshtë telefononi

Pllaka/Parket

Doni vetëm mjeshtrin e pllakave apo edhe pllakat?! Ne ju mundësojmë zgjedhjet e dizenjove të ndryshme, shtrimin dhe lucidimin. Me mjeshtra të vjetër në treg dhe cilësorë shtëpia juaj do marri një shkëlqim që nuk e ka patur më parë…

Punime durualumini

Ju ka ardhur në majë të hundës me ballkonin e hapur nga ku ju sheh komshiu përballë?! Mbulojeni. Punime durualumini nga me cilësoret në treg. Eksperienca na bën të flasim plotë bindje.

Sisteme Ngrohje – Ftohje

Dimër me temperatura të ulëta në ekstrëm dhe varë me temperatura të larta në ekstrem. Nuk ju bën mirë asnjëra nga të dyja. Po ju sjellim Mjeshtrin dhe gjejmë zgjidhjen së bashku…

Arkitekt

Ndonjëherë nuk di çtë bësh. Këto kolltuqet që keni nuk shkojnë me ngjyrat e murit. Të ndërroj kolltuqet apo ngjyrat e murit?! Arkitekti ynë ju vjen në ndihmë. Ndoshta s’duhet të shpenzoni aq shumë sa kishit menduar

Shërbime të tjera

Dhe shumë shërbime të tjera, na kontaktoni dhe ne mund t'ju ndihmojmë!

Telefononi tani në +355 685200000